Tottenham zyrtarizon trajnerin e ri

Sport

Ange Postecoglou është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Australiani ka firmosur një kontratë 4 vjeçare me Spurs, e cila do të bëhet e vlefshme që prej datës një Korrik. Në 2 edicionet e fundit, 57 vjeçari, ka qenë pjesë e Celtic, atje ku fitoi një total prej 5 kupash, mes tyre dy tituj kampionë.

113 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticonet me gjigantët skocezë, Postecoglou numëron një mesatare 2.31 pikësh për çdo 90 minutësh të luajtur. Pikërisht kjo ecuri kaq pozitive, i bindi drejtuesit e klubit, që t’i propozonin atij stolin e trajnerit në Londrësn Veriore.

Mentaliteti pozitiv që Postesoglou instalon tek lojtarët, por gjithashtu edhe stili i shpejtë i lojës, apo edhe mundësia që u jep të rinjve të akademisë, kanë qenë elementët kryesorë që drejtuesit e Spurs janë bindur për t’i bërë ofertë.

Emërimi në krye të Tottenham, mund të konsiderohet sfida më e madhe e karrierës së Ange Postecoglou, e padyshim që do të jetë një sfidë mjaft e vështirë. Detyra e trajnerit në fjalë, në radhët e Spurs nuk do të jetë edhe aq e lehtë.

Në edicionin e ardhshëm, të ashtuquajturit, Zambakët e Bardhë, nuk do të jenë pjesëmarrës në asnjë kompeticion europian, pasi sezonin 2022/23 e mbyllën në vendin e 8-të. Objektivi kryesor i australianit do të jetë rikthimi i skuadrës në Champions League, që do të thotë një kualifikim minimalisht në vendin e 4 të tabelës.

Mirëpo, që kjo të ndodhë, duhet mposhtur konkurenca me klubet e tjera, që gjithashtu duan të jenë pjesë e kompeticionit më prestigjoz të kontinentit.