TOTTENHAM – VILLAREAL

Sport

Tottenham pret Villareal në orën 21:00 në “Tottenham Stadium” dhe traineri vendas, Thomas Frank do të debutojë në Champions League.

Danezi thotë se do të jetë një mbrëmje speciale dhe dy minutat e para do ti duhen për të kuptuar atmosferën e kompeticionit. Si çdo trainer edhe Frank nuk vendos objektiva për skuadrën e tij fantastike sic e quan Tottenham. Por qëllim ka që të vazhdohet starti i shkëlqyer deri tani. Mungesë e rëndësishme për londinezët do të jetë Dominic Solanke që nuk u stërvit të hënën.

Kjo ndaj spanjollëve është e para nga 6 ndeshjet në 18 ditët e ardhshme për Tottenham, por argjentinasi Romero nuk është i shqetësuar. Ai vlerëson aftësinë mbrojtëse të trainerit Frank, ndërsa thotë se mezi pret të takojë ish shokun e skuadrës te Tottenham dhe në Kombëtare, Juan Foyth

Marcelino García Toral e konsideroi një transfertë të vështirë për nëndetësen e verdhë në Londër. Ai foli për Tottenham si një rival i fortë që investoi shumë në merkaton e verës. Në fjalën e tij ai theksoi se pret një kundërshtar agresiv që ushtron presion lart dhe është i shpejtë në krahë. Për një mbrëmje të tillë duhet të jemi në formën më të mirë në kompeticionin më të rëndësishëm. Pjesëmarrja në të është një shpërblim për lojtarët – përfundoi asturiani.

Ndërsa Juan Foyth që do të kthehet në qytetin ku luajti për 3 sezone shpreh kënaqësinë që do të luajë në një nga kompeticionet më të fortë përballë ish skuadrës së tij. Ai shpreson në një rezultat pozitiv që do të gëzonte tifozët e spanjollë.