Tottenham interesohet për Thomas Strakoshan, Lazio vendos çmim të lartë!

Sport

strakosha
Portieri i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha arriti të mbante të paprekur rrjetën për Lacion në sfidën ndaj Interit, të cilën miqtë e fituan me gol të Milinkoviç-Saviç. Pikërisht në sfidën e fituar ndaj zikaltërve, për Strakoshën në ‘San Siro’ ishin disa vëshgues nga Anglia që siç zbulojnë mediat italiane, do raportonin për Tottenham. Klubi anglez duket se është bindur nga aftësitë e gardianit shqiptar dhe është gati të hyjë në negociata me Lazion, pasi 24-vjeçari shihet si zëvendësuesi më i mirë i Hugo Lloris. Kjo nuk është hera e parë që një skuadër angleze shfaq interes për Strakoshën, pasi vitin e kaluar u raportua se edhe Liverpool e West Ham mendonin të investonin tek aftësitë e shqiptarit, ndonëse asnjëherë nuk pati lëvizje konkrete.

thomas strakosha of albania during the uefa nations league c gro 904374

Ndërkohë, Strakosha mund të jetë pjesë e merkatos së Lacios në fund të këtij sezoni, duke pasur parasysh faktin që portieri gëzon formë të mirë dhe vlera e tij në treg është rritur shumë dy vitet e fundit. Burime pranë presidentit të Lazios, Claudio Lotito thonë se për të lejuar largimin e Strakoshës nevojiten të paktën 40 milionë euro. Ajo çfarë e ndërlikon situatën është kontrata e Strakoshës me kryeqytetasit italianë, që ka një kohëzgjatje deri në mesin e vitit 2022. Oferta e Tottenham siç raportohet në Itali aktualisht nuk shkon më shumë se 33 milionë euro, por për arkat e klubit anglez nuk do të ishte problem edhe shifra e kërkuar nga Lazio, duke qenë se në dy merkatot e fundit, Tottenham nuk ka blerë asnjë lojtar.