Pandemia e koronavirusit ka bërë që futbolli dhe cdo gjë aktivitet në botë të ndalet. Të gjithë janë më të sigurt në shtëpi dhe secili gjen mënyrën e tij për të kaluar kohën sa më mirë në këtë periudhë izolimi. Por duket se ai që po e shfrytëzon më së miri këtë moment është sulmuesi i Tottenham, Heung Min Son. 27-vjeçari do të udhëtojë drejt vendlindjes së tij, në Korenë e Jugut, për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Sipas ligjeve në vendin aziatik, cdo mashkull nën moshën 28 vjeç dhe i aftë fizikisht, duhet të kryejë shërmbinin e detyruar ushtarak për 21 muaj. Para 2 vitesh, kjo çështje rrezikonte ndjeshëm karrierën e Son, i cili falë medaljes së artë që i dha vendin të tij në ‘Lojërat Aziatike’ në vitin 2018, bëri që kohëzgjatja e tij në shërbim të ulet ndjeshëm. Duke parë që futbolli për momentin është ndalur, Son ka vendosur së bashku me familjen dhe drejtuesit e klubit të Tottenham që gjatë këtij muaji të udhëtojë drejt Koresë së Jugut dhe të përmbushë këtë detyrim ndaj vendit të tij. Son kishte planifikuar që diçka të tillë ta bënte gjatë pushimeve të verës, por duket se me këtë vendim, ai ka gjetur mënyrën më të mirë për të kaluar kohën dhe për të përmbyshur një detyrë të rëndësishme për familjen e tij, siç vetë Son është shprehur. Në javët e fundit, Heung Min Son nuk ka qenë i gatshëm për Tottenham dhe trajnerin Jose Mourinho, për shkak të një dëmtimi të rëndë. Mungesa e koreano-jugorit ka ndikuar jo pak tek paraqitjet ‘spurs’-ave, pasi 27-vjeçari ka dhënë një kontribut të rëndësishëm gjatë këtij sezoni, ku në 32 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet, ka shënuar 16 gola si dhe ka asistuar 9 herë për shokët e tij të skuadrës.