Nico Paz shtrëngohet fort nga Komo, që ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 70 milionë eurosh nga Totenham Hotspur për talentin argjentinas. Kështu klubi i Serisë A i dha fund përpjekjes së dytë të londinezëve për ta transferuar mesfushorin 20-vjeçar. Páz, i cili shënoi një gol spektakolar dhe dha një asist në ndeshjen e fundit të Serie A, ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë te Como të paktën deri në fund të sezonit, me synimin për t’u rikthyer te Real Madrid në verën e vitit 2026. Real Madrid, që gëzon marrëdhënie të shkëlqyera me klubin italian, ka një klauzolë riblerjeje prej vetëm 10 milionë eurosh për vitin 2026 dhe do të kishte barazuar çdo ofertë të pranuar nga Como. Për momentin, Los Blancos preferojnë që Páz të vazhdojë zhvillimin e tij në Itali, ndërsa një rikthim në “Santiago Bernabéu” duket gjithnjë e më i mundshëm sezonin e ardhshëm.
