Toronto fiton titullin e parë

Sport

Toronto Raptors kanë shkruar historinë pasi fituan për herë të parë titullin kampion në NBA. Kanadezët fituan ndeshjen e gjashtë ndaj Golden State Warriors me rezultatin 114-110, me lojtarët e Raptors që shënuan emrin e tyre në historinë e basketbollit amerikan. Seria e finales së madhe u mbyll në 4-2 në favor të Raptors, që arritën në total 3 fitore jashtë fushës së tyre, çfarë rezultoi të ishte diçka vendimtare në përballjen e tyre me Golden State. Heroi dhe lideri i sezonit për Toronton, Kawhi Leonard, u vlerësua me çmimin ‘MVP’ të fazës finale të sezonit, ku ish-lojtari i San Antonios u kujtoi të gjithëve vlerat e tij. Pikërisht Leonard dhe historia e tij ishin frymëzimi i Torontos për këtë triumf. Kanadezët kërkonin titullin kampion prej disa sezonesh, por pas largimit të disa yjeve të skuadrës, ishte ardhja e Leonard ajo që ndryshoi gjithçka. Bashkë me të, vlerësime të jashtëzakonshme mori edhe trajneri Nick Nurse, që në sezonin e tij debutues me Raptors, shënoi diçka kaq historike, për më tepër përballë një Golden State që ka dominuar gjatë dekadës së fundit.


Sa i përket ndeshjes së gjashtë, shënuesi më i mirë ishte Klay Thompson i Warriors me 30 pikë, ndërsa tek Toronto, të gjithë lojtarët e zbritur në parket zhvilluan ‘ndeshjen e jetës’. Kyle Loëry dhe Pascal Siakam realizuan secili nga një 26 pikë. Lowry shërbeu edhe 7 asiste si dhe fitoi 10 duele për topin nën tabelë. VanFleet ishin vendimtare në përmbysjen e peridoës së fundit, me 5 goditje të saktë për 3 pikë. Sekondat e fundit ishin ato me deçizivet dhe Kawhi Leonard bëri sërish liderin, kësaj radhe nga goditjet e lira, duke i dhuruar Torontos një sukses historik.