“Topi i Artë” për vitin 2024, ja kush e kryeson listën

Sport

Me Lionel Messin që u kurorëzua për herë të tetë, gara për “Topin e Artë” për vitin 2024 ka nisur të bëhet me të vërtetë interesante dhe premton se do të jetë spektakolare deri në fund të saj.

Nisur nga të dhënat e sezonit 2023/2024, mediat e huaja kanë bërë një renditje të futbollistëve, që ëndërrojnë të fitojnë trofeun më prestigjoz individual që një lojtar mund të fitojë.

Në vend parë klasifikohet Jude Belligham, me yllin e Real Madrid që aktuallisht, cilësohet edhe si lojtari më në formë në botë. 14 gola dhe 6 asiste të dhuruara në të gjitha kompeticionet për anelgezin, i cili që prej mbërritjes tek Real Madrid, e ka dërguar lojën e tij në një tjetër nivel.

Që prej Cristiano Ronaldos në 2009-tën, Santiago Bernabeu nuk kishte parë lojtar tjetër kaq shumë vendimtar. Përveç lojës së prodhuar, Bellingham i ka befasuar të gjithë edhe me numrin e golave të shënuar, ndonëse nuk duhet të harrojmë se ai nuk është sulmues, por një mesfushor i përparuar.

Me një Bellingham në formë, nuk ëndërron vetëm Real Madrid që të fitojë trofe të rëndësishëm këtë sezon, por gjithashtu edhe përfaqësuesja angleze e futbollit, që synon të triumfojë në Euro 2024.

Më tej, në vend të dytë dhe të tretë për Topin e Artë renditen edhe dy prej finalistëve për vitin 2023, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, të cilët kanë shënuar përkatësisht nga 18 dhe 20 gola këtë sezon futbollistik.

Më tej, lista vijon me emra të tjerë si Harry Kane, Mohamed Salah, Rodri, Vinicius, apo edhe Griezmann. Mes 20 lojtarëve më aktivë të momentit, klasifikohen edhe Cristiano Ronaldo bashkë me Lionel Messin, përkatësisht në vendet 15 dhe 19-të. Megjithatë, kjo është thjesht një renditje provizore, sepse jemi vetëm në hapat e parë të sezonit të ri, kështu që pjesa vendimtare duket ende larg.