Lionel Messi duhet të fitojë trofeun e ‘Topit të Artë’ për vitin 2019. Të paktën kjo është ajo që thotë ylli i PSG dhe Francës, Kylian Mbappe. Kampioni i botës është një nga 30 të nominuarit final për çmimin më të rëndësishëm individual, por ai nuk e sheh veten ende në nivelin e duhur për të pretenduar një vlerësim të tillë kaq të madh. Siç Mbappe u shpreh në intervistën e tij, ai është ende në një fazë ku po përpiqet të mësojë sa më shumë dhe të marrë përgjegjësi mbi vete, me dëshirën që një ditë të jetë lider.
Sa i përket ‘Topit të Artë’ për vitin 2019, francezi tha se Messi është favorit për të triumfuar dhe për të, argjentinasi në fakt është i vetmi që ka bërë një sezon ndryshe nga të tjerët në aspektin individual. Kapiteni i Barcelonës realizoi gjatë sezonit të shkuar plot 51 gola në të gjitha kompeticionet, duket treguar se pavarësisht moshës, ai mbetet ende në majën e kësaj loje. Gjithësesi, argjentinasi nuk ia doli të ndihmonte skuadrën e tij t’i shkonte deri në fund rrugëtimit në ‘Champions League’, por arriti të konfirmojë Barçën si kampione të Spanjës.
Mbappe thotë se pavarësisht kësaj, ‘Topi i Artë’ është një çmim individual dhe në këtë gjë, Messi ka bërë absolutisht një sezon më të mirë se të tjerët. Ceremonia e dhënies së ‘Topit të Artë’ do të mbahet në Paris më 2 dhjetor, ku veç Lionel Messi-t, favorit për të fituar trofeun janë edhe Virgil Van Dijk i Liverpool dhe Cristiano Ronaldo i Juventus.