Top 5 – Lojtarët më të shtrenjtë të transfertave verore

Sport

hqdefault 74
Kevin De Bryne mban kreun e “Top 5” blerjeve më të shtrenjta të kësaj merkatoje. 75 milionë eurot e paguara për belgun, nga Manchester City e bëjnë atë edhe transferimin më sensacional të kësaj vere. Mosha e re e talentit të Belgjikës të bën të kuptosh se është investim afatgjatë.
Në vend të dytë renditet Angel Di Maria, lëvizja e të cilit nga Man. Junaited te Paris SG kushtoi 63 milionë. Vetëm një vit më parë, ai linte Real Madridin për një aventurë të re në “Old Traford”, aty ku gjërat nuk shkuan mirë dhe kërkoi të ndërrojë ambient. Manchester e kënaqi, duke pranuar shumën e majme të sheikëve të PSG.
Nga Premier League e sërish nga Manchester City vjen edhe shuma e tretë më e madhe e shpenzuar për një futbollist në këtë periudhë transferimesh. Plot 62.5 milionë, me të cilat skuadra e Pelegrinit siguroi shërbimet e Raheem Sterling, të cilin e mori nga Liverpool.
As Manchester United nuk hezitoi të shpenzojë 60 milionë euro për një 19-vjeçar, si Antoni Martial, autor i 12 golave në 48 ndeshje me Monakon në sezonin e kaluar. Bëhet fjalë për një nga të rinjtë më premtues në Francë dhe për të cilin Van Gaal sakrifikoi Januzajn.
46 milionë hodhi Liverpul për të zëvendësuar Sterling me një sulmues të madh e të fortë, si belgu 24-vjeçar Kristian Benteke, autor i 13 golave vjet në Premier League. E të thuash që Aston Vila kishte nxjerrë nga kasaforta vetëm 8.8 milionë për ta marrë nga Genk para 3 vjetësh.