Toni Kroos dhe Real Madrid do të vazhdojnë së bashku edhe për një tjetër sezon. Në mbyllje të këtij edicioni, mesfushorit I përundon kontrata aktuale dhe jo të paktë ishin zërat se gjermani nuk do të rinovonte. Madje, as nuk do të transferohej në një tjetër klub, por ishte I mendimit të jepte dorëheqjen nga futbolli.
Megjithatë, futbollisti ka ndryshuar mendje. Sipas informacioneve që raportohen nga mediat ndërkombëtare, Kroos do të rinovojë edhe për nje tjetër sezon me Real Madrid. Pra, deri në verën e 2024-tës. Plani I futbollistit në fjalë është që të kompletojë 10 vite në radhët e Realit, klub që deri më tani, ka fituar 19 trofe, teksa mes tyre, 4 janë tituj të Champions League.
Me një ngjarje si kjo, në “Santiago Bernabeu” të gjithë janë të lumtur, pasi Kroos konsiderohet ende një futbollist thelbësor për formacionin e Los Blancos, pasi garanton siguri në skuadër, e po ashtu të rinjtë, mund të mësojmë shumë prej tij.
Një tjetër lojtar që pritet të rinovojë kontratën me Realin, është edhe Luka Modriç. Ashtu sikurse Kroos, edhe kroati është në muajit e fundit të marrëveshjes aktuale me klubin madrilen. Megjithatë, nuk pritet të jetë e largët dita, kur Modriç të hedhë të zezën mbi të bardhë me 14 herë kampionët e Europës deri në verën e 2024-tës. Pavarësisht 37 viteve mbi shpinë, këtë sezon, Modriç po t regon se mosha është thjesht një numër për të. Performancat e ballkanasit kanë qenë të klasit botëror.
Në radhët e Real Madrid, ka të tjerë lojtarë, të cilët mbeten në kontratë në fund të sezonit, sikurse janë, Karim Benzema, Marco Asensio, apo edhe Dani Ceballos. Edhe për këta të tre, ka optimizëm për rinovim, mirëpo, ende nuk ka diçka konkrete.