Toni Kroos, mesfushor i Real Madrid:

Sport

“Vijmë të vetdijshëm për gjërat që kemi bërë gabim në ndeshjet e fundit. Përpos rezultateve, ajo që na ka vënë në punë është shpërqëndimi në fushën e lojës. Tani lujamë në ‘Champions League’ dhe duhet të tregojmë se episodet nuk mund të vendosin fatin tonë. Sigurisht që do të donim të fitonim sërish trofeun. Është një mision i vështirë, por tek Real Madrid nuk është asgjë e pamundur. Kartoni i kuq në kampionat ishte i pari pas shumë ndeshjesh. U përpoqa të isha i kujdesshëm e të bëja një ndërhyrje për të ndaluar sulmin, por kartoni i kuq ishte i pashmangshëm. Për të ardhmen time nuk mund të flas tani. Ndoshta në fundin e sezonit, ose gjatë pushimeve që na presin mund të mendoj rreth kësaj. As për Modric nuk mund të flas. Nuk e di se kur do të tërhiqet. Më mirë pyeteni vetë kur të jetë këtu në vendin tim.”