“Tonali është mesfushori më i mirë për momentin”

Sport

Pol Skolls është një nga mesfushorët legjendar të Anglisë, ku u aktivizua 66 ndeshje, teksa luajti 499 ndeshje në elitën e futbollit anglez, duke shënuar 102 gola dhe fitoi 11 tituj. Ish-lojtari i Junaitid ka treguar se kush është mesfushori më i fortë sot në Premier Ligë. “Padyshim, Sandro Tonali. E adhuroj, pasi mund të vrapojë shumë. Do ta zgjidhja Tonalin gjithmonë për skuadrën time. Mendoj se është edhe më i mirë se Deklan Rice. Edhe Rice më pëlqen, mos më keqkuptoni! Mirëpo në aspektin fizik, stilin e lojës në mbrojtje e sulm, përderisa mund të shënojë gola, mendoj se Tonali bën të jashtëzakonshmin”, ka deklaruar Skolls.