Fikayo Tomori kur mbërriti tek Milani në Janar të vitit 2021 nuk ishte në castin më të bekuar të karrierës së tij, aq sa në pjesen ë e parë të sezonit 2020-2021 kishte luajtur vetëm 44 minuta me Chelsea-n në Premier League. Drejtuesit e Milanit shfaqën besimin e tyre të plotë tek mbrojtësi dhe ai i’a shpërbleu duke u shndërruar në një prej mbrojtësve më të mirë të Serisë A. Klubi Italian më pas e bleu kartonin për 28.8 milion euro, teksa anglezi me origjinë nigeriane vijon të jetë një shtyllë e skuadrës nga Lombardia.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat në itali, 24 vjecari ka zbuluar ambiciet e tij me fanellën e Milanit.
“Po punoj shumë që një ditë të jem mbrojtësi më i kampionatit italian. Kam shumë dëshirë që të fitoj sa më tepër trofe me Milanin” – u shpreh Tomori që më tej tregoi edhe mënyrën se si funksionon ekipi kuqezi
“Jemi një skuadër me moshë të re, por kemi edhe Ibrahimovic, Giroud e Kjaer. Jmi një përzjerje mes të rinjve dhe lojtarëve me përvojë. Ne të rinjtë jemi krenar që luajmë për Milanin dhe kemi dëshirë për të fituar sa më tepër”, theksoi mbrojtësi, i cili në këtë sezon ka zbritur në fushë në 31 ndeshje gjithsej, 29 prej të cilave titullar, duke shënuar edhe një gol në Uefa Champions League kundër Liverpool-it në San Siroi