Gati 1 vit nga starti i Lojrave Olimpike në Tokio, Komiteti Organizator ka zbuluar medaljet e arta, argjendta dhe bronzta që do të ndahen për sportistët në këtë eveniment të shumëpritur sportiv. E veçanta e këtyre medaljeve – që në total janë 5000 -, është se ato janë krijuar nga riciklimi i 78 895 ton smartphonësh dhe kompjuterash portabël që nuk përdoreshin më, të grumbulluar nëpër të gjithë Japoninë. Plus këtyre, për të realizuar medaljet janë përdorur edhe 32 kg flori, 3500 kg argjend dhe 2200 kg bronz. Këto medalje kanë një diametër prej 8.5 cm dhe peshojnë 556 gramë.
Ndërkaq, nën një atmosferë festive, sportdashës, sponsorë dhe politikanë japonezë festuan startin e “count-dounin” deri në fillim të ceremonisë hapëse, teksa nuk mungoi presidenti i IOC, Thomas Bah. Olimpiada do të fillojë më 24 korrik të vitit të ardhshëm dhe do të mbyllet më 9 gusht. Tokyo do të shpenzojë rreth 20 miliardë dollarë për të përgatitur qytetin që të mirëpresë si duhet këto Lojëra Olimpike. Tashmë kanë përfunduar 5 nga 8 ambientet e reja sportive, ku do të mbahen garat. Kurse qendra kryesore e këtyre Lojërave do të jetë “National Stadium” që do të kushtojë 1.25 miliardë dollarë dhe do të përurohet në fund të këtij viti.