TJETER SHPENZIM MILIONER PER MAN.CITY

Sport

Manchester City nuk dëshiron të kursehet edhe gjatë kësaj merkatoje verore. Deri më tani, kampionët e klubeve angleze dhe evropiane kanë nënshkruar vetëm me dy lojtarë, por duke shpenduzr plot 90 milionë euro për mbrojtësin kroat Josko Gvardiol nga Leipzig. Teksa bashkatdhetari i tij Mateo Kovacic, i ardhur në mesfushë nga Chelsea i kushtoi Cityt rreth 30 milionë. Mirëpo, kampionët e Evropës tashmë janë afër përfundimit të transferimit të tretë të verës. Bëhet fjalë për belgun 21-vjeçar Jeremy Doku. Mësohet se City i ka bërë një ofertë prej rreth 60 milionë euro klubit francez të Renë dhe duket se ka një marrëveshje verbale që do të sjellë shpejt transferimin e talentit që është evidentuar më shumë në radhët e Kombëtares belge. Belgu tashmë ka rënë dakord me Cityn dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Mançester këtë javë përpara se transferimi i tij të finalizohet.

Doku’ shihet si pasardhësi i algjerianit Riyad Mahrez në “Etihad Stadium”, pasi ai u largua tek Al Ahli i Arabisë Saudite për 35 milionë euro.

Jeremy Doku është rritur në klubin më të famshëm belg, Anderlecht, aty ku ai bëri debutimin e tij në rang profesionit, kur ishte në moshën 18-vjeçare. Në ligën belge ai luajti 34 ndeshje, në të cilat shënoi 5 gola dhe 7 asiste. Ndërsa më pas në tetor 2020 kaloi te francezët e Renë për 26 milionë euro.

Ai ka përjetuar tre vjet në Ligue 1, megjithëse sezoni 2021/22 nuk zbriti me vazhdimësi në fushë prej dëmtime të shumta. Në total, megjithatë, ai arriti të luajë 92 ndeshje zyrtare për Ren, në të cilat rekordi i tij ishte 12 gola dhe 10 asiste. Tani ai do të ketë mundësinë të testojë forcën e tij në ligën më të mirë në botë, atë angleze.