Sikur të mos mjaftonte fakti që Vedat Muriqi nuk ka të ndalur me gola dhe paraqitje pozitive te Fenerbahce në Superligën e Turqisë, tashmë për sulmuesin vijnë edhe vlerësime. Lojtari i Kombëtares së Kosovës ka marr një lajm tjetër të mirë këtë javë. Falë paraqitjes së mirë dhe realizimit të golit të fitores së Fenerbahce, Muriqi ka siguruar një vend në formacionin mw tw mirw tw javës sw fundit, në elitën e futbollit turk.
Ndwrkaq, kjo formë e mirë e Muriqit mund të bëjë që sulmuesi nga Prizreni që në janar të ndryshojë skuadër pas interesimit të disa skuadrave të mëdha evropiane. Në adresë të prizrenasit ka pasur interesim prej skuadrave të mëdha si Manchester United, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid, Lazio, Napoli apo Fiorentina. Por ndeshja e javës së gjashtë, qw luhet kwtw tw shtunw, ndërmjet Galatasarayt dhe Fenerbahçes do të ketë një rëndësi të dyfishtë për sulmuesin e Kosovës. Përveçse do të jetë derbi i parë i Stambollit për të, Muriqi thuhet se do të jetë edhe nën vëzhgim të skautëve të skuadrës kampione të Italisë, Juventus. Këtë të paktën ka bërë të ditur gazeta turke “Hurriyet”, por është konfirmuar edhe nga mediat italiane.