Tjetër klub i madh anglez në gjurmët e Strakoshës

Sport

Premier Liga thërret Thomas Strakoshën. Megjithëse Lacio e ka deklaruar të pashitshëm, portieri i përfaqësueses shqiptare vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha, madje bëhet fjalë për interes konkret mbi të gjitha nga ekipe që luajnë në kampionatin anglez të futbollit.
Totenham, finalist i Champions League e ndjek Strakoshën prej disa muajsh, aq sa e mendojnë si zëvendësuesin ideal të Hugo Loris, i cili nuk mund të vazhdoj të paraqitet në nivele të larta për shumë vite edhe për efekt të moshës. Madje në mediat italiane u përfol se londinezët kishin pasur edhe kontaktet e para me klubin italian, duke marrë përgjigje një “jo”.
Por ja që tani, sipas asaj që shkruan shtypi italian, si “Gazzetta Dello Sport”, apo “Repubblica”, është një tjetër skuadër londineze që ka shfaqur interes për gardianin kuqezi. Pikërisht në garë për 22-vjecarin është edhe Arsenali, i cili tani në verë i dha lamtumirën Petr Çeh dhe ka mbetur pa një alternativë të vlefshme për katërkëndorin. Gjemarni Bernd Leno duket se nuk ka bindur plotësisht ndaj kërkohet një emër i ri, për ta bërë të padiskutueshëm në portë për shumë vite në vijim. Kështu që Strakosha mesa duket plotëson profilin e duhur. Nga ana tjetër, për Lacion, shqiptari bën pjesë në listën e të pashitshmëve. Pëderisa është një nga të besuarit e Inzagit, i cili e udhëhoqi që nga të rinjtë duke e promovuar si titullar në skuadrën e parë. Për më tepër që ka një kontratë me Lacion. Mirëpo, pozicioni i tij mund të rishihet përballë një oferte prej të paktën 25 milionë eurosh.