Tjetër bashkëpunim me Mourinhon, Roma zyrtarizon Nemanja Matiç

Sport

Nemanja Matiç është zyrtarisht një lojtar i Romës. Mesfushori ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin verdhekuq, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër. Në fjalët e tij të para si romanist, Matiç nuk i ka fshehur emocionet.

“Jam i priviligjuar dhe që jam bërë pjesë e këtij klubi dhe pop res me padurim që të bashkohem me shokët e tjerë të skuadrës. Roma është një klub i madh, me tifozë të mrekullueshëm dhe me një trajner fantastic, sikurse është Jose Mourinho, I cili padyshim që ka një rol të rëndësishëm në zgjedhjen time. Shpresoj që gjithçka të shkoj mirë dhe së bashku të arrijmë gjëra madhështore”, ka thënë ndër të tjera mesfushori.

Në 5 sezonet e fundit, 33 vjeçari ka qenë pjesë e Manchester United ndërsa në prill të këtij viti, njoftoi largimin me parametra zero nga Old Trafford. Serbi pritet të kthehet në një ndër shtyllat e formacionit të Jose Mourinhos, prej faktit se portugezi e njeh shumë mirë futbollistin në fjalë, falë bashkëpunimit në Manchester.

Ndërkohë, Roma pritet që të vazhdojë me përforcime të tjera në merkato. Në sezonin e tij të parë në Olimpico, Mourinho fitoi UEFA Conference League. Megjithatë, nuk arriti ta kualifikonte dot ekipin më tepër sesa vendi I 6 në kampionat, por që gjithësesi ky ishte një klasifikim brenda objektivave.