Liverpool ia komplikon pak punën vetes në kampionat. Të Mërkurën mbrëma, The Reds luajtën në transfertën e Aston Villa, një ndeshje e vlefshme për javën e 29 të Premier League, por e luajtur përpara kohe, për shkak të angazhimeve që të kuqtë kanë në vijimësi.
Në Villa Park u zhvillua një sfidë shumë e luftuar sportivisht, teksa gjithçka përfundoi me rezultatin 2-2.
Të parët që kaluan në epërsi ishin miqtë, me anë të Mohamed Salah në minutën e 29. Por, brenda pjesës së parë, vendasit arritën të përmbysnin shifrat, në të 38-tën dhe të 3-tën e shtesës, me anë të Tielemans dhe Ëatkins.
Pas rikthimit në fushë, ishte Trent Alexander Arnold ai që riktheu barazimin. The Reds u dukën pranë fitores, kur me portën bosh, Darëin Nunez, nuk shënoi dot, por e dërgoi topin tek tifozët.
Në fund, nga një pikë për të dyja ekipet, teksa Aston Villa tashmë është duke kaluar një krizë rezultatesh në kampionat, duke mos fituar dot asnjë prej 5 ndeshjeve të fundit, çka ka bërë që ta zbresin në vendin e 9-të të tabelës së renditjes.
Nga ana tjetër, Liverpool ka shkuar në 61 pikë, 8 më tepër sesa Arsenali i vendit të dytë, por, Gunners tashmë kanë mundësi ta shkurtojnë diferencën me kreun në vetëm 5 pikë, për shkak të një takimi të një takimi më pak të luajtur.
Kur deri në fund kanë mbetur ende edhe 13 javë të tjera për t’u luajtur, gara për titullin kampion në Angli ka nisur të bëhet shumë interesant.