Tifozët madrilene vendosin Rafael Nadal në krye të banerit të shpalosur në ndeshjen ndaj PSG

Sport

realpsnn

Real Madrid mposhti 3-1 PSG ne ndeshjen e pare te sfides se vlefshme per fazen e 1/8-ave ne Champions League. Por veç Ronaldos dhe Marcelo, autore te golave te “los blancos”, protagonist u bene edhe tifozet spanjolle te pranishem ne Bernabeu, qe shpalosen nje baner te madh ku ne qender ishte i vendosur numri 1 i tenisit per meshkuj, Rafael Nadal. Nje thumbim ky per parizienet, pasi Nadal konsiderohet si tifozi me universal i Real Madrid nga ana e klubit madrilen. Por ajo qe e ben te veçante kete, eshte fakti se tenisti nga Majorka konsiderohet si “mbreti” i eventit me te rendesishem te tenisit ne France, i quajtur “French Open”, ose ndryshe Roland Garros, kompeticion te cilin Nadal e ka fituar plot 10 here.
Baneri ishte gjithashtu i shoqeruar edhe me shprehjet “Forza Real” dhe “Madrilenet nuk dorezohen kurre”.
Perplasja e Real Madrid dhe PSG ne Champions League ka terhequr jo pak vemendje. Ne ndeshjen e pare te luajtur ne “Santiago Bernabeu”, sipas klubit spanjoll, te gjitha biletat ishin shitur dhe numeroheshin rreth 81 044 tifoze te pranishem, nga te cilet, 4000 ishte mbeshtetes te parizieneve.

tifo real