Tifozët e Milanit përgatiten për portierin Gianluigi Donnarumma

Sport

Tifozët e Milanit përgatiten për portierin Gianluigi Donnarumma. Të martën mbrëma të 7 Nëntorit, në “San Siro”, Milani do të presë PSG, ndeshje e vlefshme për javën e 4 të fazës së grupeve të UEFA Champions League.

Pasi akti i javës së 3-të të Grupit F, luajtur në Paris, fituar 3-0 nga francezët, i kthimit do të zhvillohet në tokën italiane, por këtë herë do të ketë një përjetim ndryshe për portierin parizien, Gianluigi Donnarumma. Për herë të parë që prej kohës kur u largua nga Milani në verën e 2021-shit, italiani kthehet si kundërshtar në atë që ai e quan shtëpinë e tij, por nuk mendojnë kështu tifozët kuqezinj.

Shtatlarti i portës i largua me parametra zero nga Milani, dhe tifozët kuqezi besojnë se ai u transferua në radhët e PSG thjesht për një kontratë më të madhe financiare dhe asgjë më tepër, duke tradhëtuar kësisoj klubin e Milanit, që e bëri atë të njohur në arenën ndërkombëtare.

Thënë këtë, Donnarumma nuk është më i mirëpritur nga milanistët, të cilët pak ditë përpara sfidës, kanë paralajmëruar personazhin në fjalë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, tifogrupi “Curvasud”, ka treguar dy paleta me pako misterioze, brenda të cilave nuk dihet se çfarë mund të ketë. Hamedësohet se brenda tyre mund të ketë bilbilë, ashtu sikurse ndodhi në takimin Inter-Roma për Romelu Lukakun.

Në “San Siro”, Donnarumma pritet të vërshëllehet përgjatë gjithë sfidës. Milan-PSG.