Tifozët e Liverpoolit fyen nga bluza e markës Topman, ironizon ngjarjen tragjike të Hillsborough

Sport

topman
Marka britanike e linjës së modës Topman, ka mërzitur tejmase tifozët e Liverpoolit kjo për shkak të një modeli bluze që hodhi së fundmi në treg. Kjo bluzë e kuqe mbante pas numrin 96-të dhe kishte si nënshkrim aforizmën “What goes around comes back around”. Por në mënyrë krejt rastësore e kuqja dhe numri 96-të ngjallin në Liverpool ngjarjen tragjike të Hillsborough ku 96 persona mbetën të vdekur pas tejmbushjes së një prej tribunave kryesore në sfidën që të kuqtë kishin me Nottingham Forestin.

topman10

Ngjarja e 29-të viteve më parë mbetet tejet e ndjeshme dhe reagimet kanë qenë tejet të ashpra për këtë rast. Modeli i dizejnuar nga kompania Topman ishte hedhur në 450 dyqanet e saj dhe po kështu edhe on-line, me vlerë vetëm 20 paundë. Tifozët e Liverpoolit nisën menjëherë komentet në seri duke e konsideruar këtë si një ofendim ndaj kujtimi të atyre që humbën jetën më 15 prill 1989-të. 38 nga 96 viktimat ishin të moshës 10 deri 19-vjeç.

topman3

Ajo që acaronte më tej tifozët ishte fakti se në krahun e djathtë kompania kishte shkruar fjalët “karma”. Edhe pse justifikimi ishte se fjalët dhe numri kishin të bënin me një këngë të Bob Marley-it kjo nuk e ka shpëtuar bluzën që të mos hiqej nga tregu, të paktën në platformat on-line. Kompania nxitoi ta largojë ndërsa të shumtë janë ata që kërkojnë një ndjesë publike.