Thomas Tuchel (trajner i Bayern):

Sport

“Po presim me padurim të zbresim në fushë për të sfiduar Manchester Sitin. Eshtë një përballje e madhe që na pret! Këto janë provat e vërteta që duam. Thjesht kërkojmë që të bazohemi tek ajo që kemi bërë dhe arritur në ndeshjet e fundit, për të pasur shanse që të marrim rezultat sa më pozitiv. Dihet sesi do të luajë Manchester Siti. Mund të dallohet efekti që Pep ka pasur në skuadër, pas 6-7 viteve të kaluara në drejtimin e skuadrës. Sigurisht që ata janë ekip tepër sulmues dhe po kalojnë një formë shumë të mirë. Skuadrat e drejtuara nga Pep Guardiola kanë gjithmonë stilin e tyre unik. Do të përpiqemi të gjejmë mënyra për të qenë në lartësinë e situatës, si në lojën me top, ashtu edhe në atë pa top. Kemi nevojë për një paraqitje të kompletuar. E kemi analizuar Sitin gjatë javëve të fundit. Vetë unë kam qenë trajner këtu në Angli dhe mendoj se kemi krijuar një ide të mirë të asaj që na pret. Objektivi primar do të jetë t’u ndalojmë atyre të jenë më dominues, sesa duhet. Haaland? Të gjithë i dinë cilësitë që zotëron, ka shifra vërtet mbresëlënëse. Nuk mjafton një zgjidhje e vetme tekniko-taktike, për ta bllokuar. Të gjithë si skuadër dhe jo vetëm mbrojtja, duhet të tregohemi të vëmendshëm, për ta ndaluar që të shënojë.  Mungesa e Choupo-Moting? Do të na mungojë jo vetëm për sulmin, por edhe kur mbrojmë në rastet e goditjeve standarte. Gjithsesi nuk ka arsye përse Serzh Gnabri nuk mund të luajë si një numër 9 atje përpara. Ai mund të mos ketë gjatësinë e duhur, por nuk e ka as Thomas Mueller… e as Sadio Mane’. Për mua personalisht është një dhuratë e madhe të jem në çerekfinalen e Champions League. E vlerësoj shumë dhe dua të bëj më të mirën e mundshme, nuk kam nevojë për motivim tjetër”.