Thomas Tuchel mund të qëndrojë në krye të skuadrës së Bayern Munich. Pas krizës së rezutlateve në kampionat, teksa sezoni ishte në rrugë e sipër, Tuchel u fajësua për gjithçka, kështu që ai biesdoi me drejtuesit, dhe nga mbledhja, u arrit në përfundimin, që gjermani nuk do të ishte më trajner i Bayernit pas përfundimit të këtij sezoni.
Megjithatë, kur edicioni në Gjermani ka mbërritur në javën e fundit, mediat e huaja, bëjnë me dije se planet në mjedisin e Bayernit për trajnerin Tuchel, mund të ndryshojnë 180 grdaë. Sikurse bëhet me dije, kanë qenë lojtarët kryesorë të skuadrës bavareze, ata që u kanë kërkuar drejtuesve të klubit qëndrimin e trajnerit Tuchel.
Më herët, ishte raportuar se Tuchel nuk kishte më mbështetjen e lojtarëve, të cilët nuk i preferonin idetë e tij, e si pasojë, ekipi nuk po funksiononte në fushë. Mirëpo, mesa duket, një gjë e tilla ka ndryshuar dhe tani situata ka marrë trajtë positive.
Nuk dihet se çfarër ka ndikuar së tepërmi që lojtarët tashmë duan qëndrimin e Tuchel, por mendohet të jetë rrugëtimi deri në gjysmëfinalen e UEFA Champions League. Pavarësisht paraqitjeve në kampionat, në Champions, melodia e Bayernit ishte ndryshe.
Pavarësisht eliminimit në gjysmëfinale nga Real Madrid, bavarezët janë të uritur që sezonin e ri të provojnë sërish dhe objektivi i tyre kryesor është arritja në finalen e Champions League, që do të luhet në shtëpinë e tyre, në Munchen Arena.
Në kushte si këto, grupi i lojtarëve të Bayernit, përfshirë këtu edhe senatorët, janë të bindur se Tuchel është trajneri i duhur për të përshkuar një rrugëtim të tillë në Europë dhe se ai zotëron të gjithë potencialin e duhur për të fituar titullin e Champions League me Bayernin.
Nga ana e tij, edhe Tuchel është pro qëndrimit. Përgjatë ditëve të ardhshme, në kampin bavarez do të ketë një tjetër takim mes drejtuesve dhe trajnerit, për të vendosur në mënyrë përfundimtare të ardhmen e Tuchel. Mundësitë që 50 vjeçari të qëndrojë, janë të mëdha.