“Na pret një ndeshje e madhe. Është e rëndësishme të zbresim në fushë me mentalitetin e duhur dhe të mos kapemi tek sfidat e së shkuarës. Do të jetë interesante të takojmë sërish Leëandoëski-n. Ai ka dhënë shumë për skuadrën, por tashmë luan për një ekip tjetër. Mendoj se ne e njohim më mirë se kushdo tjetër. Nuk është e drejtë të flasim për objektiva kur është ende fillimi i sezonit, por ju e dini që një klub si Bayern-i synon të fitojë çdo kompeticion të mundshëm. Gjithësesi, gjërat duhen marrë hap pas hapi. Tani luajmë ndaj Barcelonës. Duhet të bëjmë detyrën e të marrim 3 pikët para tifozëve tanë. I njohim aftësitë tona dhe kam besim tek shokët e skuadrës për këtë mbrëmje të sotme.”
