THIRRJE RACISTE NE NDESHJEN E SKENDERBEUT

Sport

skenderbeu-moske
Nisën që përpara një viti në Serbi me Kombëtaren, vazhduan edhe me Kukësin në Mal të Zi. Por u shfaqën sërish me Skënderbeun në Rusi, ku gjatë ndeshjes ndaj Lokomotivës së Moskës, e vlefshme për Europa League, tifozët vendas kanë thirrur disa herë në korr, “Vrite vrite shqiptarin”. Pas thirrjeve ndeshja u ndërpre disa sekonda nga ana e lojtarëve korçarë në të 25 minutë, për t’i tërhequr vëmendjen gjyqtarit që të ndaleshin koret raciste. Edhe në pjesën e dytë, tifozët rus, në mesin e të cilëve dyshohet se kishte serbë, brohoritnin ‘Kosova është Serbi’. Kjo nuk është hera e parë që serbët thirrin kore raciste ndaj shqiptarëve, por gjithmonë UEFA përsërit se dënon ashpër racizmin, ndonëse asnjëherë nuk merr masa.
Episodi i racizmit kaloi në plan të dytë ndeshjen dhe humbjen e dytë radhazi të pësuar nga kampionët e Shqipërisë në grupet e Europa League. Së pari pësuan një gol në minutën e 35-të me autor Naise, pas një krosimi nga e djathta në zonën korçare. Megjithëse Skënderbeu provoi disa herë për të gjetur golin, ishte i pasaktë para portës. Në minutën e 58-të ishte edhe i pafat, kur Salihi me gjysmë rrofishatë gjuajti nga një pozicion i vështirë, por topi që po i drejtohej rrjetës u ndal mrekullisht nga portieri Guilherme. Më pas, Lokomotiva shënoi golin e dytë përmes Samedov, që vulosi fitoren 2-0 ndaj shqiptarëve, arritje e festuar me fishekzjaqrre në Moskë