Thierry Henry rikthehet në arenën evropiane si trajner, frymëzohet nga…

Sport

henry

Pas një karriere legjendare si lojtar, Thierry Henry rikthehet në arenën evropiane, kësaj here si trajner i Monacos. Francezi ka zëvendësuar Leonardo Jardimin, i cili vuajti një periudhë dëshpëruese te bardhekuqtë me 10 ndeshje pa fitore këtë sezon. Por edhe rikthimi i Henry-is te ish-skuadra e tij e dikurshme nuk është se solli rezultat të menjëhershëm. Ndeshja e parë në Ligue 1 ishte me humbje për 41-vjecarin. Kjo e radhës në Champions League synohet të mos jetë! Padyshim një nga lojtarët më të spikatur të viteve 2000, Henry është kampion Bote, kampion Evrope dhe po kështu kampion edhe me klubet në të cilat ka luajtur. I titulluar me të gjithë trofetë e mundshëm si lojtar, shto këtu edhe Champions League-ën, ai nuk është aspak i mësuar me humbjet.

thierry

Si trajner ai ka thënë se frymëzohet nga Pep Guardiola, thënje që ka shtangur shtypin francez kjo duke pasur parasysh se ishin ato 8 vite nën drejtimin e Arsene Wenger kohë kur ai shfaqi dhe formën e tij më të mirë. Pikërisht Wenger ishte në një situatë të ngjashme me atë të Henry-isë kur u soll në Highbury në 96-ën. Skuadër për t’u riformuar, me emra dhe lojtarë të mirë, por me rezultate të dobëta. Edhe te Monaco ka plot lojtarë të demotivuar sikurse dikur ishin Tony Adams, Steve Bould apo Nigel Winterburn, lojtarë të cilët eklipsonin talente si Dennis Bergkamp. Po kështu te Monaco demotivimi i Falcaos, Glik dhe Jemerson kanë privuar talente si Tielemans, Golovin, apo Benjamin Henrichs që të tregojnë më të mirën e tyre. Kështu më shumë se sa Guardiola, sipas shtypit francez Henry duhet të frymëzohet nga Wenger. Strasburgu në Ligue 1 rezultoi test negativ, sprova e radhës e ka emrin Club Brugge.