“Nuk mendoj se Milani s’është kompetitiv në nivel të lartë. Ata thjesht patën një mbrëmje të keqe të mërkurën e kaluar. Një gjë e tillë mund të ndodhë gjithmonë. Mirëpo klubet e mëdhenj, sic është edhe Milani, nuk e bëjnë dy herë dicka të tillë. Për më tepër vijnë nga një rezultat tepër pozitiv në kampionat kundër Juventusit. Mendoj se janë tepër të motivuar për të luajtur një përballje sa më të mirë kundër nesh, tashmë për Champions League. Megjithatë, si unë, ashtu edhe e gjithë skuadra ime, do të jetë e neviojshme të bëjnë një përpjekje të madhe, sepse kurrë nuk do të jetë e lehtë të luash në një stadium si San Siro përballë Milanit. Nga periudha kur luaja këtu kam kujtime shumë të bukura. Sot në stadium do të jetë edhe gruaja ime, që me siguri do të mallëngjehet duke pasur parasysh atë që kemi kaluar në këtë qytet”.