Theo Hernandez (mbrojtës i Milanit):

Sport

“Kemi luajtur shumë ndeshje të bukura në këto vite, por sot do të jetë edhe një ndeshje shumë e rëndësishme. Ndonëse mendoj se do të jetë krejt tjetër nga ajo e javës së kaluar në kampionat. Presim një Napoli edhe më të egërsuar pas humbjes në Serinë A. Megjithatë, jemi gati për betejë! Të jesh zëvendës kapiten i Milanit është një nder i madh. Jam ndjerë i gëzuar që nga dita e parë që kam ardhur këtu. Endërroj të qendroj sa më shumë të jetë e mundur te Milani. Jam i përqendruar vetëm tek e tashmja, ndonëse asnjëherë nuk e dimë të ardhmen tonë. Jam i mendimit se kjo skuadër i ka të gjitha mundësitë të fitojë Champions League. Por duhet të mendojmë për çdo ndeshje me radhë. E kemi përgatitur më së miri këtë sfidë. E rëndësishme është të kemi mbështetjen e madhe të tifozëve tanë. Falë tyre, në “San Siro” luajmë gjithmonë me 12 lojtarë. Leao? Rafa është një armë e rëndësishme për ne. I duhet të përmirësohet në disa aspekte, por besoj se brenda disa viteve do të jetë nga më të mirët në botë”.