“The Guardian” shkruan me superlativa për Kosovën

Sport

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” beson se me gjithë humbjen kundër Anglisë, Kosova e ka arsyetuar faktin përse është ngritur lart nga mediat sportive dhe jo, të të gjithë botës. Teksa ka shkruar se Kombëtarja dardane i përmbushi pritjet me atë që e shfaqi në pjesën e dytë në St Mary’s Stadium.
Në një shkrim për 10 temat më të diskutuara për futbollin ndërkombëtar, hapësirë të veçantë mori pikërisht ekipi i drejtuar nga Bernard Challandse. Ndër të tjera në shkrimin e “The Guardian” thuhej se “Kosova u fut në ndeshje kundër Anglisë e pozicionuar në vendin e dytë në Grupin A dhe si një Kombëtare, që të gjithë, përfshirë edhe Gareth Southgate, e konsideronin si kundërshtare të rrezikshme. Nuk u duk ekzaktësisht kështu në pjesën e parë, por Kosova doli në pah gjatë pjesës së dytë, jo vetëm duke luftuar, por edhe duke frikësuar jo pak Anglinë.


Sidomos Valon Berisha u veçua, duke shënuar dy gola, por sulmuesi Vedat Muriqi tregoi forcë. Ndërkohë që ndoshta, kontributi më i rëndësishëm u dha nga trajneri Bernard Challandes. Kalimi në skemën 4-4-2 nga ai, e rriti dukshëm presionin mbi mbrojtjen e dobët të Anglisë dhe e bëri dallimin në pjesën e dytë, në të cilën Kosova përmbushi pritshmëritë”, thuhej ndër të tjera në shkrimin e “The Guardian”. Kujtojmë që Anglia ndërpreu ecurinë gati dyvjeçare pa humbje të kombëtares kosovare. Para se ta vizitonte Southamptonin të martën në mbrëmje, Kosova kishte shënuar 10 fitore dhe kishte barazuar 5 ndeshje të tjera. Humbjen e fundit e kishte pësuar në tetor të vitit 2017, në një ndeshje kualifikuese kundër Islandës (2-0) për Kupën e Botës 2018.