Terry ikën nga Chelsea

Sport

john-terry-stamford-bridge_3366592.jpg

 

John Terry ka trazuar jo pak ambientin e Chelsea-it, teksa ka deklaruar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me Blutë e Londrës, kjo pasi nuk i është ofruar një ripërtëritje kontrate. 35-vjecari kapiten i Chelsea-it, konsiderohet një emblemë e Stamford Bridge, pasi ka luajtur vetëm me këtë skuadër që në fillim të karrierës së tij, që daton vitin 1998. Ditë më parë ishte përmendur nga vetë Guus Hiddink se Terry-it duhej t’i ofrohej kontratë e re pasi ekpserienca e tij i nevojitet skuadrës për të dalë nga sitauta që po kalon aktualisht. Por me 665 ndeshje të luajtura, Terry duket se nuk do të ketë një tjetër mundësi, ashtu sikurse e pati vitin e kaluar, kur me ndërhyrjen e Jose Mourinhos iu ofrua një kontratë e re një-vjecare. Ndërkohë në anën tjetër të Londrës, te Arsenal, trajneri Arsene Wenger u përball me një spekulim sipas së cilit, Topcinjtë mund të konsideronin angazhimin e Terry-it. Wenger u përgjigj duke lavdëruar karrierën e 35-vjecarit, se nëse ai do të vazhdojë të luajë, sipas tij do ta bëjë vetëm në radhët e Chelsea-it, duke i mbyllur kështu rrugë cdo lloj spekulimi të mëtejshëm.