Tërheqja e Xavit nga Barcelona, ja kush mund të emërohet trajner I Barcelonës

Sport

Humbja befasuese 5-3 ndaj Villarrealit në kampionat, ka shënjuar njëkohësisht edhe ditën e ndarjes së trajnerit Xavi Hernandez nga Barcelona. Në përfundim të takimit, ish-mesfushori ka deklaruar publikisht se pas 30 Qershorit, nuk do të jetë në më krye të skuadrës katalanase, por do të tërhiqet nga roli l tij.

“Nuk dua të jem unë problemi. Madje, e kundërta. Unë dua të jem zgjidhja e Barcelonës, ashtu sikurse isha 2 vite më parë”, ka thënë 44 vjeçari, I cili më tej ka shtuar se një vendim të tillë e kishte marrë disa ditë më parë, por ka vendosur ta bëjë publik pikërisht pas takimit me Villarrealin.

Në kushte si këto, Xavi I ka dhënë 4 muaj kohë Barcelonës që të nisë nga puna për të gjetur një tjetër trajner. Emrat në listë janë të shumtë dhe sikurse raportojnë mediat e huaja, bëhet fjalë për personazhe si Jurgen Klopp, Thiago Motta, apo edhe tekniku actual I Gironas, Michel.

Sakaq, nuk mund të përjashtohet gjithashtu edhe mundësia që drejtimi I skuadrës t’I besohet një emri si Rafa Marquez, me ish-mbrojtësin, që aktulisht drejton ekipin e moshave të klubit katalanas. Madje, kur është pyetur mbi një çështje të tillë, Marquez nuk e ka fshehur dëshirën për t’u emëruar trajner I skuadrës së parë të Barcelonës.

Gjithësesi, një panoramë më të qartë në llidhje më këtë temë, do të kemi përgjatë muajve të ardhshëm.