Teo Hernandez është zyrtarizuar si blerja më e re e Milanit, duke firmosur një kontratë 5-vjeçare dero më 2024-n. Francezi që la Realin e Madridit, pas një periudhe huazimi me Sociedadin, duket më i motivuar se kurrë për këtë aventurë të tij të re. Mbrojtësi i majtë ka dhënë edhe deklaratat e tij të par si futbollist I kuqezinjve, duke bërë të ëndërrojnë tifozët e 18 herë kampionëve të Italisë. “Ndihem tepër i kënaqur dhe i motivuar që vij te Milani. Shpresoj që të bëj historinë me këtë klub. Do të jap më të mirën time për të arritur sa më shumë suksese këtu. Milani është një klub i madh dhe për këtë arsye pranova menjëherë që të vija të luaja këtu. Dua që të arrij majat e pse jo, të fitoj Ligën e Kampioneve me këtë skuadër.
E theksoj se jam shumë i kënaqur që erdha këtu. Dhe Forca Milan!”, u shpreh Teo Hernandez në intervistën e dhënë për kanalin zyrtar të kuqezinjve. Teo Hernandez nuk mundi të gjejë dot hapësirë te Reali i Madridit, teksa u largua nga skuadra “merenges” për t’u transferuar te Milani për shifrën e 20 milionë eurove. Ai është një nga 3 përforcimet e deritanishmetë klubit kuqezi gjatë merkatos verore, ku Maldini e Boban kanë marrë edhe Krunjic e Benaser nga Empoli.