Këtë sezon futbollistik Paul Pogba ka luajtur vetëm 8 ndeshje në fushën e loëjs, për shkak të dëmtimit që pësoi në kavilje në muajin shtator. Mirëpo, kjo nuk e ka bërë atë që të jetë jashtë vëmendjes mediatike. Shpeshherë, emri i tij është lakuar për një largim nga Old Trafford. Mirëpo, kësaj radhe është ndryshe. Pogba, ka pasur një duel në distancë me Gram Saunes, ish-mesfushorin e Liverpool, tashmë në moshën 66 vjeçare. Saunes, tashmë në rolin e specialistit, ka komentuar sjelljen e Pogba si jashtë, apo edhe brenda fushe. Sipas tij, Pogba ka cilësinë për t’u bërë një lojtar mjaft i madh, mirëpo qasja e tij me lojën, nuk është ashtu siç duhet. Kaq ka mjaftuar dhe Pogba nuk ka vonuar përgjigjen. Kampioni i botës, nuk ka kursyer as ironinë, se në lidhje me Saunes, ka dëgjuar që ai ka qenë një lojtar I madh, por i njihte vetëm emrin dhe jo pamjen. Më pas, për Sky Sport, e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Saunes, i cili ndihet i lumtur që Pogba nuk e njeh, ndërsa kujton se në futboll më e rëndësishme është të tregohen medaljet, dhe ai ka shumë të tilla. Kujtojmë që skocezi ka qenë pjesë e Liverpool në fundin e viteve 70-të dhe në vitet 80-të. Kjo periudhë ka qenë e artë për ish-mesfushorin, pasi në Angli, veç të tjerash, arriti të fitonte 5 tituj kampion, por me Liverpoolin sukses korri edhe në Europë, ku fitoi 3 tituj të Champions League.