Maria Sharapova dhe Serena Williams, dy nga pretendentet kryesore tek femrat për të triumfuar në “French Open” kanë respektuar pritshmëritë duke kaluar edhe raundin e dytë të turneut.Më të lehtë e pati tenistja ruse, e cila mposhti 2-0 me sete 21-vjeçaren kroate, Donna Vekiç. 7-5 dhe 6-4 ishin rezultatet e dy seteve, që bëri Sharaopovën të përgëzonte Vekiç për paraqitjen e bërë.
Nga ana tjetër, Serena Williams mposhti 2-1 australianen Ashleigh Barty, në një sfidë që ishte parashikuar të ishte e luftuar. Serena fitoi këtë takim me përmbysje, pas fillimisht ishte Barty që fitoi setin e parë 6-3 me ´game´. Me të njëjtin rezultat fitoi Williams në setin e dytë, ndërsa vulosi gjithçka në setin e fundit 6-4. Edhe njëherë tjetër, 36-vjeçarja në konferncën për shtyp u shpreh se ende nuk ishte në formën e saj më të mirë, por gjithësesi progresi i bërë është i jashtëzakonshëm dhe ajo ndihet mirë me trupin e saj.