Tenis, Wimlbedon, kalojnë në çerek-finale emrat e mëdhenj Djokovic, Federer dhe Nadal

Sport

tenisiiii

Novak Djokovic, Kei Nishikori, Roger Federer dhe Rafael Nadal kaluan në çerek-finalet e Wimbledonit duke ndezur edhe më tej rivalitetin gjatë turneut të këtij viti. Serbi Djokovic, i cili po përpiqet të rikthehet në nivelet e larta, pas problemeve me lëndimet, mundi me tre sete, 3-0 rusin Khachanov. Për Novakun i vështirë qe vetëm seti i parë, për të cilin iu desht ta mbyllte pas 39 minutash me shifrat 6-4. Dy setet e tjera më pas ishin më të lehta dhe u mbyllën 6-2. Në raundin tjetër Djokovic luan përballë Nishikorit. Ky i fundit vjen i lodhur pas 3 orë e 39 minutash lojë me 4 sete kundër Gulbisit.

nadal

Nuk zhgënjeu gjithashtu edhe veterani Federer, i cili mundi po 3-0 si Djokovic, francezin Mannarino. Zvicerani do të përballet në cerek-finale me afrikano-jugorin Kevin Anderson. Dueli për vendin e parë të ATP-ës mbetet në distancë me Nadalin, 8720 pikë kundrejt 8770 që ka spanjolli. Pikërisht tenisti nga majorka mund ta përballë Federerin në finale, çka do të ishte një duel i radhës në sfidën e pafundme mes tyre. Nadal nga ana e tij kaloi në çerek-finale duke mundur 3-0 Jiri Vesely-in. Spanjolli, “Mbret i fushave me dhe” nuk kalonte në cerek-finalet e Wimbledonit që prej vitit 2011-të. Nëse ia del mbanë, mund të hasë me Djokovicin në gjysmë-finale, por sigurisht në Wimbledon vështirë të bësh parashikime në këtë fazë.

novak