Tenis, Wimbledon, Williams, Görges, Kerber dhe Ostapenko arrijnë gjysmë-finalet

Sport

wimbeldon

Serena Williams, Görges, Kerber dhe Ostapenko nuk zhgënjyen pritshmëritë dhe kaluan që të katërta në gjysmë-finalet e turneut të mirënjohur të Wimbledonit. Ishte një sfidë e vështirë për amerikanen, ish-numër 1 të ranglistës botërore, pasi përballja me Camila Girogin rezultoi jo e lehtë. Italianja e mposhti në setin e parë 23-herë kampionen e Grand-Slameve dhe e detyroi atë të djersisë për ta përmbysur me dy sete 6-3; 6-4 për një lojë që zgjati 1 orë e 46 minuta. Fitorja gjithsesi i jep entuziazëm Williamsit, që kërkon të arrijë titullin e 24-ët Grand-Slam në karrierë dhe rikthimin në majat e tenisit pas pushimit disa mujor prej shtatëzanisë.

gorges

Në gjysmë-finale ajo luan kundër gjermanes Görges. Kjo e fundit mposhti Kiki Bertensin 2-1 me sete në një lojë që zgjati rreth 2 orë. Në drekë vëmendja më e madhe ishte në sfidën Angelique Kerber dhe Daria Kasatkina. Kerber fitoi 2-0 me sete, por seti i dytë ishte tejet i lodhshëm për të pasi zgjati 57 minuta. Gjermanja ish-kampione do të ketë në gjysmë-finale përballjen me Jelena Ostapenkon. 21-vjecarja letoneze kishte një përballje disi më të lehtë kundër sllovakes Cibulkova të cilën e mposhti me shifrat 2-0 në 1 orë e 23 minuta lojë. Ostapenko e 12-ta në ranglistë, pretendon së paku finalen, por kjo mbetet për t’u parë, pasi Kerber vështirë të mposhtet prej saj.

ostapenko