Tenis,’Wimbledon 2018′ humbet emrat e parë të mëdhenj

Sport

tenis
Kompeticioni më i ndjekur i tenisit, “Wimbledon” ka humbur që në raundin e dytë dy emra të mëdhenj tek femrat. Bëhet fjalë për Victoria Azarenkan dhe Caroline Wozniackin, që nuk ia dolën të vazhdonin më tej, pavarëisht pritshmërive të larta ndaj tyre, Azarenka në fakt kishte një ndeshje të vështirë përballë tenistes çeke Karolina Pliskova, më këtë të fundit që fitoi 2-0 me sete, me rezultatet identike në “game” 6-3. Azarenka gaboi shumë gjatë kësaj sfide dhe nuk dukej aspak e qetë përballë Pliskovas.
Zhgënjimi më i madh ishte padyshim eleminimi i Caroline Wozniackit. Numri 2 i renditjes botërore për femra u eleminua nga rusja Ekaterina Makarova 2-1 me sete.

tenis2

Makarova fitoi setin e parë 6-4 ndërsa Wozniacki arriti t’i përgjigjej mjaft mirë në setin e dytë 6-1. Në setin final tenistja daneze gaboi në shërbimet e saj dhe Makarova siguroi kalimin më tej me rezultatin 7-5. Azarenka dhe Wozniacki i bashkohen kështu Petra Kvitovas, si të eleminuarat surprizë që në raundet e para të “Wimbledon 2018”.
Nuk zhgënjejnë nga ana tjetër motrat Williams, që siguruan kalimin më tej në turneun britanik. Venus mposhti 2-1 me sete rumunen Dulgheru ndërsa Serena fitoi 2-0 ndaj tenistes bullgare Victoriya Tomova.