Tenis, Williams dhe Kerber do të diskutojnë finalen e Wimbledonit

Sport

kerber tenis
Finalja e Weimbledonit për femra do të diskutohet mes Serena Williams dhe Angelique Kerber. Dy tenistet e mirënjohura bënë përpara duke mundur në gjysmë-finale Jelena Ostapenkon dhe Julia Goergesin. Arritja në të tilla nivele, në tërësi nuk ishte aspak problematike për të dy kampjonet. Kerber e mundi letonezen që mban vendin e 12-të në ranglistën botërore, për vetëm 69 minuta lojë. Dy sete 6-3 treguan formën e mirë të gjermanes. Që pas humbjes me Wozniackin, Kerber ka humbur vetëm 1 set në 6 sfidat e luajtura në Wimbledon dhe finalja do jetë një tjetër test i rëndësishëm për të.

tenis 2018

Nga ana tjetër 23 herë kampionja e Grand-Slameve, Serena Williams mposhti gjithashtu pa probleme gjermanen Goerges. 72 minuta lojë dhe fitoret 6-2; 6-4, i dhanë kampiones amerikane mundësinë që të shkojë në kërim të një titulli të 8-të në Britani të Madhe. Endrra e saj për të shkuar në 24 Grand-Slame mund të bëhet realitet vetëm 4 turne dhe 10 muaj pasi i dha jetë vajzës së saj Olimpia. Vetë amerikanja është shprehur disi e surprizuar nga forma e saj, por ka theksuar se do të përpiqet ta përmbyllë sa më mirë këtë turne. Margaret Court mban rekordin me 24 tituj Grand-Slam në karrierë. Serena kërkon ta barazojë të shtunën, ndërsa me vullnetin dhe formën që ka, brenda këtij sezoni ajo, pse jo, mundet edhe ta thyejë.