Tenis, Venusi mund Serenën, 36-vjecarja eliminohet nga Indian-Wells

Sport

sw2

Rikthimi i Serena Williamsit në nivelet e larta të tenisit duket se do të kërkojë më shumë kohë. 36-vjeçarja, 23 herë kampionja e Grand-Slam-eve u mposht në raundin e tretë të turneut Indian Wells teksa përballë kishte motrën e saj, Venusin. Në sfidën e 29-të mes dy motrave amerikane, Serena u mund falë dy seteve perfekte të Venusit, që është 1 vit më e madhe se ajo.

sw3

Me rezultatin 6-3; 6-4 në 1 orë e 27 minuta lojë, Venus shkurtoi diferencat në përballjet direkte me motrën. Tashmë rezultati direkt mes dy tenisteve më të suksesshme të Shteteve të Bashkuara është 17-12 për Serenën. Për të parë këtë finale të parakohshme në Kaliforni ishin mbledhur plot 10 mijë tifozë. Por kjo sfidë duhet thënë se ishte disi delikate dhe shumëkush e parashikonte rezultatin. Serena Williams vjen pas ndalesës së gjatë që pati për shkak të shtatzanisë.

sw6

Më 1 shtator ajo i dha jetë vajzës së saj, të cilën e ka quajtur Alexis Olympia. 36-vjecarja kishte pikërisht një përballje me motrën në janar të vitit të kaluar, kur u shpall kampione e Australian Openit. Pas këtij eliminimi, Serena sheh përpara për eventin e Miami Open. Synimi është një tjetër Grand-Slam, që do ta barazonte atë me Margaret Court, që mbetet e vetmja me 24 tituj kryesor në historinë e tenisit.