Tenis, ‘US Open’, Federer e Djokoviç kalojnë pa probleme, fiton edhe Sharapova

Sport

djoko federer
Kanë kaluar pa probleme raundin e parë të ‘US Open’ të gjithë emrat e mëdhenj të tenisit. Pas Nadal, ishte Novak Djokoviç që mposhti 3-1 me sete tenistin hungarez, Marton Fucsovics. Djokoviç dominoi pa shumë probleme setin e parë, të cilën e fitoi 6-3, por kundërshtari i tij diti të kundërpërgjigjej në të dytin, që e fitoi me të njëjtin rezultat. Më pas ishte sërish Djokoviç që u tregua më i saktë në marrjen e seteve me ‘break’, duke fituar 6-4. Ndërsa seti i fundit ishte thjesht një formalitet për serbin, që triumfoi 6-0.

sharapova
Fitore edhe për Roger Federer, që kaloi në raundin e parë të ‘US Open’, japonezin Nishioka. Diçka më pak se 2 orë iu deshën Federer për të fituar 3 setet që i dhanë fitore, në një sfidë ku zviceriani u kujdes edhe për gjendjen e tij fizike, duke qënë se turneu sapo ka filluar. Kurse numri 4 i botës, Alexander Zverv mundi po 3-0 kundër kanadezin Peter Polansky. Ndeshja rezultoi të ishte mjaft e thjeshtë për Zverev, që i lejoi kundërshtarit të tij të fitonte vetem 5 “game” gjatë gjithë takimit, që zgjati rreth 1 orë e gjysëm. Nick Kyrgios mundi 3-1 Radu Albot kurse David Goffin kaloi 3-0 me sete italianin Federico Gaio.
Tek femrat, Maria Sharapova kaloi 2-0 zvicerianen Patty Schynder, të cilën e mposhti 6-2 dhe 7-6, ndërsa Madison Keys kaloi në 2 sete francezen Parmentier.