Tenis, ‘US Open’, Federer e Djokoviç kalojnë më tej, nuk zhgënjen as Sharapova

Sport

fedrrr

Ndonëse kishte përballë një kundërshtar jo të lehtë si Benoit Paire, Roger Federer ia ka dalë mbanë të kalojë në raundin tjetër të ‘US Open’. Zviceriani fitoi 3-0 me setet brenda dy orëve lojë, ku edhe njëherë tjetër u tregua i kujdesshëm për gjendjen e tij fizikë. Kështu Federer, në secilin set, u mjaftua t’i merrte kundërshtari nga një ‘game’ në shërbimet e tij. 37-vjeçari do të përballet në raundin e 1/16-ave me australianin Nick Kyrgios, që pritet ta vërë Federer mjaft në vështirësi.  Kalon më tej edhe Novak Djokoviç, që mundi 3-1 amerikanin Tennys Sandgren. Sfida zgjati 2 orë e 48 minuta, dhe Djokoviç mund t’i kishte kursyuer vetes energji nëse do të fitonte sfidën me ‘tie-break’ në setin e tretë të ndeshjes, që shkoi për amerikanin Sandgren.

djoko federer

Gjithësesi numri 6 i botës u korrigjua në setin e katërt, të cilin e mbylli brenda 33 minutash lojë, me rezultatin 6-2. Fitoren më të lehtë të turneut e mori Marin Cilic, që shkatërroi në 3 sete kundërshtarin e tij, Hubert Hurkacz. 6-2, 6-0 dhe sërish 6-0 ishin shifrat e këtij takimi, që panë dukshëm kroatin Cilic dominues. Ndërsa tek femrat, Maria Sharapova vazhdon të mos zhgënjejë teksa mposhti 2-0 me shifrat 6-2 dhe 7-5, rumunen Cirstea. Një sfidë e lehtë për tenisten ruse, që në raundin tjetër do të vihet përballë letonezes Jelena Ostapenko. Fitore edhe për kampionen e këtij turneu në vitin 2016, Angelique Kerber, që kaloi 2-1 suedezes Johanna Larsson. Surpriza e radhës ishte eleminimi i Caroline Wozniacki, që u mposht 2-0 nga tenistja ukrainase Tsurenko.