Tenis, tronditet ‘US Open’, eleminohen Federer dhe Sharapova

Sport

federerrr
Roger Federer nuk ka arritur dot as çerekfinalet e ‘US Open’ këtë vit, teksa u eleminua në mënyrë surprizë nga australiani John Millman. Federer e nisi mirë takimin duke fituar setin e parë 6-3, e duke krijuar idenë se kjo do të ishte një tjetër ndeshje e thjeshtë për të. Por Millman, i cili renditet në vendin e 55 në klasifikimin e ATP, do të fitonte 3 setet e tjera, që të gjitha me ‘tie-break’. 7-5, 7-6 dhe sërish 7-6, do t’i jepnin australianit 29-vjeçar fitoren më të rëndësishme të karrierës. Kjo është hera e parë që Roger Federer eleminohet nga një turne madhor, nga një tenist që renditet jashtë 50 më të mirëve të botës. Zviceriani, i cili karakterizohet nga qetësia e tij, nuk ishte aspak i tillë në këtë sfidë ndaj Millman.

sharapova

Federer u pa tejet nervoz dhe ankohej shpesh për zhurmat e tifozëve, ndërsa ai vetë e lidhi këtë edhe më të nxehtin, duke deklaruar se në disa momente e kishte të vështirë edhe të merrtë frymë. Kështu, kur të gjithë prisnin një përballje Djokoviç-Federer në çerekfinale, zviceriani zhgënjen duke i dhënë lamtumirën kompeticionit amerikan. Djokoviç ndërkohë mposhti portugezin Joao Sousa 3-0 me sete, në një sfidë që zgjati 2 orë lojë. Fitore të madhe arriti Marin Cilic, që mundi 3-0 një kundërshtar aspak të lehtë si belgu David Goffin. Surpriza pati edhe tek femrat, ku tenistja spanjolle Carla Suarez Navarro eleminoi brenda 2 seteve, 6-4 dhe 6-3, Maria Sharapovën. Një humbje disi e papritur për rusen, që kishte objektiva madhor në këtë turne. Ndërsa Madison Keys bën detyrën, duke kaluar 2-0 me sete sllovaken Dominika Cibulkova, në një sfidë që zgjati vetëm 1 orë e 15 minuta.