Tenis, Toronto, Djokoviç mposht Basiç, kalojnë më tej edhe Dimitrov e Wawrinka

Sport

Novak Djokovi

Novak Djokoviç është rikthyer në formën më të mirë të tij. Që pasi triumfoi në “Wimbledon” më herët këtë vit, tashmë tenisti serb po dhuron performanca të tjera të mira.
Në raundin e parë të turneut të Torontos, Djokoviç kaloi pa shumë probleme Mirza Basiç 2-0 me sete, përkatësisht 6-3 dhe 7-6. Përgjithësisht ndeshja nuk pati shumë histori, dhe serbi dukej se ishte riaftësuar plotësisht nga ana fizike, pas turneut të lodhshëm britanik.
Në ndeshjen e tjera të raundit të parë, Stan Wawrinka dhe Grigor Dimitrov gjithashtu kaluan kundërshtarët e tyre. Wawrinka arriti një fitore të vështirë 2-1 me sete, përballë një kundërshtari mjaft të fortë si Nick Kyrgios. Australiani, edhe pse u eleminua, dhuroi spektakël dhe arriti një rekord përsonal pas një goditjeje që i dha topit shpejtësinë e 185 km/h. Edhe Dimitrov nuk e pati të lehtë ndaj Fernando Verdascos, të cilin gjithashtu e mundi 2-1 me sete. Shapolapov fitoi pa shumë vuajtje ndaj Chardy, të cilin e kaloi 6-1, 6-4.
Zhgënjejnë ndërkohë Kei Nishikori dhe David Goffin, që u mundën me rezultatin identik 2-0 me sete, respektivisht nga Robin Haase dhe kanadezi Milos Raonic.