Tenis, Stephens dhe Keys kalojnë më tej, një amerikane në finale

Sport

sloane
Edhe pse pa përfaqësimin e Serena Williams, Shtetet e Bashkuara do të kenë një teniste të tyren në finalen e “Roland Garros”.Sloane Stephens dhe Madison Keys kanë fituar ndeshjet respektive dhe do të përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinalet e turneut francez. Stephens mposhti 2-0 me sete rusen Daria Kasatkina në një ndeshje që nuk pati shumë histori.

madison

Numri 10 i botës për femra dukej qartë që ishte në një nivel tjetër nga ana e përgatitjes fizike dhe i fitoi dy setet 6-3 dhe 6-1 brenda 35 minutash secilën.
Kurse Madison Keys e pati disi më të ndërlikuar ndeshjen ndaj numrit 98 të botës, Yulia Putintseva. Ndonëse takimi u mbyll me rezultatin 2-0 me sete, Keys shpenzoi energji teksa setin e parë e fitoi 7-6 me “tie-break”, ndërsa të dytën 6-4. Kështu dy amerikanet do të diskutojnë mes njëra-tjetrës një vend për në finalen e Parisit, e cila do të zhvillohet më 9 qershor.