Tenis, Serena Williams merr humbjen më të rëndë në karrierë

Sport

ssssssssssssss

Pas arritjes në finalen e madhe të “Wimbledon”, Serena Williams ka zhgënjyër sërish. Tensitja 36-vjeçare është mposhtur 2-0 me sete në turneun e San Jose, nga britanikja Johanna Konta, e cila renditet e 48-a në klasifikimin e përgjithshëm për femra. Kjo në fakt për shumë specialistë të tenisit botëror është cilësuar si humbja më e rëndë në karrierën e amerikanes, pasi nuk arriti të fitonte më shumë se 1 “game” në këtë sfidë. Kontas i mjaftuan vetëm 51 minuta për të mposhtur ndoshta emrin më legjendar të tenisit për femra, që vë në pikëpyetje edhe rendimentin e saj që pas rikthimit në tenisin aktiv.

serena will

Kjo ishte hera e parë në karrierën e Williams si profesioniste, që nuk fitonte më shumë se 1 “game” gjatë një ndeshjeje.  Humbja ndaj Kontas pritet t’i kushtojë Williams edhe pikë në renditjen e përgjitshme për femra, ndërkohë që në çdo kompeticion ku do të marrë pjesë, do t’i duhet të vazhdojë t’i luajë që nga raundet e para. Ky zhgënjim është një goditje e rëndë edhe për moralin e Serenas, pasi shumë fansa e njerëz përreth saj i sygjerojnë të mbyllë karrierën e saj, pasi nuk ka se çfarë të japë më.