Tenis, Serena Williams dhe Naomi Osaka sigurojnë finalen e ‘US Open’

Sport

naomi
Serena Williams dhe Naomi Osaka janë finalistet e këtij viti të turneut të ‘US Open’. Veterania Williams nuk e pati aspak të vështirë kundër letonezes Anastasija Sevastova, të cilët e mundi brenda 1 ore e 6 minutash lojë, 2-0 me sete. Williams dominoi takimin dhe shpalosi gjithë eksperiencën e saj në këtë sfidë, duke ia bërë thuajse të pamundur kundërshtares së saj, që fitoi vetëm 3 ‘game’ në të gjithë takimin.

osakka
Kështu Williams është shumë pranë fitimit të një ‘Grand Slam’ tjetër në karrierën e saj, që për 36-vjeçaren do të vlente shumë, duke qenë se është kompeticioni që të shpërblen më shumë në para sa i përket fituesve. Prova e fundit e saj do të jetë Naomi Osaka, e cila nuk është aspak për t’u nënvlerësuar. Në gjysmëfinale, Osaka mposhti 2-0 me sete një nga pretendentet për t’i shkuar deri në fund turneut, Madison Keys. 6-2 dhe 6-4 ishin rezultatet që i dhuruan biletën për në finale 20-vjeçares, që ka arritur finalen e parë të madhe në karrierën e saj. Gjithashtu, Osaka bëhët e para japoneze në historinë e ‘US Open’ që arrin finalen e këtij kompeticioni.