Tenis, Roland Garros, Djokoviç dhe Zverev kalojnë më tej. Eleminohet Goffin

Sport

djoko
Novak Djokoviç dhe Alexander Zverev kanë triumfuar në ndeshjet e tyre te radhës duke vazhduar rrugëtimin në “Roland Garros”. Serbi mposhti lehtësisht 3-0 me sete tenistin spanjoll Fernando Verdaso, me rezultatet 6-3, 6-4 dhe 6-2. Djokoviç iu deshën 2 orë e 28 minuta për të mbyllur takimin, ndonëse përballë kishte një emër të njohur si Verdasco.  Kurse Alexander Zverev e pati disi të vështirë përballë numrin 38 të renditjes së ATP-ës, rusit Khachanov.Zverev fitoi me përmbysje 2-3, në një ndeshje që zgjati më shumë se 3 orë e gjysmë.

goffin

 Khachanov do të merrte avantazhin në setin e parë, të fituar 6-4, kurse Zverev do të kundërpërgjigjej në setin e dytë, të cilin e fitoi 6-7 me “tie-break”. Rusi do të rimerrte avantazhin në setin e tretë 6-2, ndërsa numri 3 i renditjes së ATP-ës, do të përmbyste gjithçka në dy setet e ardhshme me rezultatin identik 6-3. Surprizë ndërkohë mund të cilësohet eleminimi i David Goffin. Tenisti belg, numri 9 i renditjes botërore u mposht 3-1 nga italiani Marco Cecchinato, i 72-i në klasifikimin e ATP-ës.