Vazhdojnë pa probleme rrugëtimin e tyre të gjithë favoritët për të triumfuar në “Roger’s Cup”. Novak Djokoviç kaloji lehtësisht në raundin e dytë vendasin Peter Polansky, të cilin e mundi brenda 2 seteve, 6-3 dhe 6-4. Kundërshtari i radhës për Djokoviç do të tjetë greku Stefanos Tsitsipas, që mposhti 2-0 me sete numrin 8 në renditjen e “ATP”-së, austriakun Dominic Thiem.
Kurse kryesuesi i renditjes botërore, Rafael Nadal fitoi 6-2, 6-3 ndaj francezit Benoit Paire. Për tenistin spanjoll kjo ishte përballja e parë zyrtare që prej “Wimbledon”, ku qe shprehur se ndjente lodhjen fizike nga angazhimet e shumta. Nadal do të përballet ne raundin pasaradhës me një njohje të vjetër si Stan Wawrinka.
Është eleminuar ndërkohë një nga idhujt e vendasve kanadezë, teksa panë Milos Raoniç të mposhtej 2-1 me sete nga 20-vjeçari Francis Tiafoe. Gjithësesi, shpresa e madhe e tifozëve në Toronto mbetet Denis Shapolapov, që mposhti 2-0 me sete italianin Fabio Fognini. Në raundin tjetër, 19-vjeçari kanadez do të ndeshet me Robin Haase, i cili më herët pati eleminuar nga ky kompeticion Kei Nishikorin.