Tenis, Pliskova eliminohet dhe i hakërrehet me raketë gjyqtares

Sport

karolina
Humbja zor se pranohet në sport, sidomos nga kampionët dhe i tillë është rasti i çekes Karolina Pliskova në tenis. Ish-numri 1 i tenisit botëror për femra humbi përballjen me greken 22-vjecare Maria Sakkari dhe nuk e përmbajti aspak mllefin e kësaj humbje. Në turneun e Romës në Itali, ajo u mund 2 me 1 me sete, me të fundit që u mbyll 7-5. E gjitha ndodhi me përmbysje cka solli edhe acarimin e 26-vjecares që aktualisht mban vendin e 5-të në renditjen botërore. Çekja në fakt u ankua për një rast të cilin ajo e gjykoi si vizë, ndërsa gjyqtarja Marta Mrozinska e akordoi si jashtë.

pliskova

Aty ndeshja ishte 5-5 dhe grekja më pas mori pikët dhe përqendrimin e nevojshëm për ta fituar takimin. Pas eliminimit vetëm në raundin e dytë të turneut italian, Pliskova nuk e përmbajti nervin dhe iu shfrye gjyqtares duke i goditur asaj karrigen ku qëndron në fushë. Përpara këtij gjesti, edhe motra e saj binjake pati shfaqur shenja inati duke iu shfryrë gjyqtares. Pliskova tanimë rrezikon një ndëshkim të rëndë, që hamendësohet të jetë ose me gjobë ose me pezullim nga aktiviteti i fushave me dhe. Shtypi ndërkohë raporton se edhe stafi i saj ka drejtuar gjeste aspak të hijshme ndaj gjyqtares Mrozinska.